Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që të evitojnë vendet ku do zhvillohet protesta e opozitës ditën e nesërme.

 

Në një deklaratë, ambasada duke u ndalur tek protestat e kaluara ku përplasjet mes protestuesve dhe policise nuk kanë munguar, u kërkon qytetarëve të saj që të jenë të kujdesshëm.

 

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”

 

Ambasada këshillon të gjithë shtetasit e saj që të shmangin grumbullimet dhe dhe të monitorojnë mediat për të mësuar zonat se ku zhvillohet protesta.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *