E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Politikë

“Aman çojini dy gishtat lart, se m’ka marrë malli”/ Rama nuk i kursen batutat në Laç

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç ku dorëzoi banesat për 500 familje të prekura nga tërmeti. Kreu i qeverisë tha se këto familje tashmë do të kenë shtëpi të reja falas dhe me dokumente të rregullta.

 

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së banesave për 500 familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019 në Laç, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat në adresë të kundërshtarve të tij politikë.

 

Reklamë

Ai iu drejtua banorëve se ata që janë me “partinë që ndërron bravat”, duke iu referuar PD-së, të bëjnë kujdes se mos ia ndërrojnë bravat e shtëpisë.

 

“Kjo sot është një punë në vazhdim. E kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë skepticizmi më i madh. Që nga thashethemi që këtu do ndërtojnë pallate për lekët e veta, pastaj tek thashethemi që do i ndërtojmë por do i marrin ata që kanë lekë. Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje që do të donte ta kishte çdo kush në Tiranë e keni ju. Ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde ju këto shtëpi, të gjithë ata që kishin njësi shërbimi më parë, njësitë e shërbimit këtu do ti keni falas me dokumente pronësie .Duke qene se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos ju ndërrojnë bravën. Shumë herë ajo partia e shumicës këtu që tani po bëhet me shtëpi të re. Aman mi ngrini dy gishta se nuk po shoh në asnjë vend. Këtu është shembulli se rindërtimi nuk është bërë për socialistët, por të gjitha fëmijët shqiptare që u prekën nga tërmeti”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë