E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Altobeli vlerëson Martinezin: I vetmi që mund të më kalojë me gola

Ish-sulmuesi i Interit, Alesandro Altobeli, ka vlerësuar Lautaro Martinezin si një nga lojtarët më të mirë në botë.

 

Alesandro Altobeli ka theksuar se i vetmi që mund ta kalojë atë aktualisht në renditjen e golashënuesve zikaltër është Martinez.

 

Reklamë

Altobeli ka shënuar 209 gola në karrierën e tij me Interin, ndërsa Martinez deri më tani ka shënuar 117 gola.

 

“Lautaro është i vetmi që mund të më kalojë. Është simbol i klubit dhe duket që është ndryshe nga të tjerët, për atë që do të bëjë nëse rinovon. Mendoj që është në pikun e karrierës dhe do të vazhdojë në këtë moment për shumë gjatë. Me një trofe tjetër ndërkombëtar mund të fitojë ‘Topin e Artë’”, tha italiani. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë