Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke  verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.

 

Nga kontrollet e policore rrugore gjatë fundjaves në Tiranë, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, si nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h.

Forcat e rendit sqarojnë se për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

 

Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë:

 

  • 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.

 

  • 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

  • 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.

 

  • 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

  • 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

 

  • 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.

 

  • 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.

 

  • Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *