Në Real Story këtë të enjte është diskutuar dhe në lidhje me pritshmëritë që ka opozita nga protesta masive e paralajmëruar e 16 shkurtit.

 

Kreu i LZHK-së, në fjalën e tij ka theksuar se kjo protestë do të jetë një mundësi për të gjithë qytetarët që të shprehin pakënaqësitë e tyre. Shqiptarët duhet të zgjedhin mes atyre që kanë çfarë ofrojnë dhe atë që mendojnë se është e mirë për veten e tyre qoftë Edi Rama, apo opozita.

 

Sipas Shehin kryeministri aktual e ka deformuar natyrën e shtetit dhe të qeverisë, nuk është vetëm për faktin që ikën 7 veta dhe erdhën 7 të tjerë, por se ato e kishin tepruar. Ndër të tjera ai ka theksuar se bashkëqeverisja është tallje, një shkatërrim sistemi dhe që opozitës tashmë iu duhet ta rifojmulojmë komplet sistemin nga fillimi.

 

Ndërkohë nga Real Story Tomorr Alizoti është shprehur se është e qartë se dhe opozita ka probleme por në këtë situatë ku ndodhet vendi ynë më problem është prania e një qeveri e cila ka mashtruar qytetarët.

 

“Në fillim të mandatit u premtuan 300 mijë vende pune, shëndetsi falas, Rama theksoi se negociatat janë hapur, por akoma për ne nuk janë hapur. Shqipërisë ende nuk i janë hapur negociatat, dhe një analizë e thjesht eshtë pse duhet që me një qeveri të tillë,  njerëzit të merren me opozitën edhe pse ajo ka probleme, dhe nuk bëjnë analizën e qeverisë, kur ka një problematike më të madhe. Opozita e ka për detyrë që të protestojë, do ishte qesharake të themi që 16 shkurti do sillte mrekullinë dhe do largonte menjëherë Edi Ramën.”

Shehi ndër të tjera ka deklaruar se në zgjedhje do të shkohët patjetër, pasi është shkuar edhe në 1997, kush ushqen këtë teze e ka gabim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *