Epidemiologu Ilir Alimehmeti kërkoi t’u japë fund polemikave e pikëpyetjeve nëse virusi Sars-Cov-2 është i vërtetë apo jo. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, Alimehmeti u shpreh i bindur se koronavirusi ekziston dhe se nuk duhet të ketë më dilemë për këtë. Por ai sqaroi se ai është më i butë në krahasim me atë që u bërtit me të madhe në fillim të vitit, kur virusi nuk kishte mbërritur ende në Shqipëri.

 

“Që ekziston nuk ka asnjë dyshim, nuk ka pikë dyshimi. Është më ndryshe nga ajo që mendohej në janar-shkurt, kur nuk e kishim mes nesh. Tani e dimë që është diçka më e butë sesa ajo që u trumbetua në fillim të vitit. Por ekziston, prek njerëzit, merr jetë njerëzish, prek më të dobëtit.”

 

Duke komentuar nismën e qeverisë 1.14 milionë doza vaksinash, mjeku deklaroi se duhet të kihet parasysh se vaksina nuk është ende gati. Ai vlerësoi faktin që Shqipëria po prenoton disa vaksina për grupet më të rrezikuara.

 

“Vaksina ende nuk ekziston, nuk e kemi ende. Kjo është një kontratë prenotimi dhe sigurimi dozash kur kjo të ekzistojë. Të kesh një lloj prenotimi të jep mundësinë që ta marrësh në kohën e duhur. Ne mund të hipotezojmë shumë gjëra. Por nuk duhet ta kalojmë në kuadër të diskutimeve politike e mediatike. Testi shkon në tre faza, por asnjë prej tyre nuk është ruse në fazën e tretë. Vaksina ruse është ende në fazë të parë.”

 

Nga ana tjetër, Ilir Alimehmeti ngriti dyshime për imunitetin, duke nxitur teorinë që disa njerëz mund të kenë krijuar një imunitet sepse kanë kaluar viruse të tjera. Sipas tij, diçka e tillë mbështetet edhe nga disa studime.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *