Subscribe

Vizita e ndihmës sekretares amerikane në Tiranë Karen Donfried shërbeu për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, per procesin e integrimit të vendit tonë në BE dhe vijimin e reformes ne drejtesi.

 

Ne perfundim te vizites dyditore ambasada amerikane njoftoi se ne qender te takimeve te zyrtares se larte amerikane ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara.

 

Nga ana tjeter ndihmes sekretarja amerikane e shtetit solli ne tirane mesazhin se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ndersa ne raport me pd, zyrtarja e larte theksoi rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, duke vene ne dukje se shpreson për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata.

 

Takimin e parë zyrtarja e lartë amerikane e zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, ku ndër të tjera SHBA konfirmuan mbështetjen për projektin e Ballkanit të Hapur.

 

Me pas ndihmës sekretarja e shtetit Donfried takoi Enkelejd Alibeajn, duke treguar se cili është drejtuesi i partisë demokratike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

ENKELEJD ALIBEAJ

NENKRYETAR I PD

” Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH dhe SHBA për mbëahtetjen e fortë për një opozitë të fortë , të qëndrueshme, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Këto janë ccështje që prekupojnë PD, por edhe të gjithë Shqipërinë.

 

GAZETARET: A u përmend Sali Berisha?

 

Ju duhet ta dini që në takimet diplomatike thuhen ato cështje që janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato që ju thash e kuptoni fare mirë që ccështje si demokracia, shteti I së drejtësisë, lufta kundër korrupsionit për të cilën ne jemi të vendosur fort janë ccështje që I interesojnë të gjithë shqiptarëve.”

 

Mësohet se gjatë takimit me përfaqësuesit e partisë demokratike, zyrtarja e lartë amerikane ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, duke përsëritur se qëndrimet e ambasadores janë qëndrime të departamentit të shtetit e jo qëndrime personale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *