Anëtari i kryesisë së PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur se gjendja në të cilën ndodhemi është më e rrezikshme se ajo e viteve 90’.

 

Nga Real Story, Alibeaj ka komentuar shoqërimin e ish-deputetit demokrat Aurel Bylykbashin, duke e cilësuar si një provokim nga ana e shtetit.

 

“Makthet e diktaturës, dua të theksoj se zoti Bylykbashi i ka hequr në kurrizin e tij në diktaturën e 90′, ne e dime mire se një pjesë e mirë shoqërisë sonë ka vuajtur. Unë besoj se është vlerë që memoria e shoqërisë dhe mua apo të tjerëve më duket e frikshe se si pas 29 vitesh të përsëritet një situatë edhe më e frikshme se ajo e 90′. Nëse shteti vendos ti mbrojë liritë e tyre atëherë është porpocionale që të mbrojmë lirit tona. Pyetja eshte jo pse Aurel Bylykbashi i tha ato fjale, por çfare i kane shtyre njerezit qe te arrijne deri ne kete pike qe te nxjerrin dufin, ama vetem nepermjet fjaleve. Jemi në një situatë ku drejtësia, liria dhe shpresa për të jetuar i qetë në vendin tënd na ka humbur të gjithëve. Ky është një lloj depresioni social. Fatkeqësia është se në rrafshin politik duket që nuk ka shpresë por as mundësi, ka vetëm sulm nga arroganca e kryeministrit që ka marrë një pushtet të pamerituar nga njëra anë ka krimin nga ana tjetër ka oligarkinë dhe xhepatt e buxhetit të shetit i ka brenda. Do të jemi të detyruar si në 90 për të rrëzuar këtë përbindësh të madh që ka instaluar ky njeri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *