Enkelejd Alibeaj ishte i pari politikan I cili u bë pjesë e emisionit “7 pa pesë” në sezonin e tij të ri në Vizion Plus.

Deputeti I PD, njëkohësisht ish minister drejtësie iu përgjigj pyetjeve të moderatoës Pranvera Borakaj në lidhje me aksionin e radhës politik te selisë blu dhe marrëveshjes e kësaj force me kuvendin.

Pyetjes në lidhje me një bojkot të mundshëm të parlamentit nga PD, zyrtari I lartë I opozitës iu përgjigj:

 

“Ne fakt bojkotin e vertet e ka bere mazhoranca,jo keto dy seanca por po thuaj prej 5 vitesh.
Bojkot do te thote te mos I pergjigjesh asaj cfare eshte emergjencë kombetare, emergjenca e shoqerisë shqiptare. Kemi propozuar  amaendamete kushtettuese qe eshte nisma me e madhe ligjore, realisht kerkojmë  nje ndryshim te kushtetutes per nje situate te jashtezakonshme ku ndodhet vendi.Une besoj qe problemi numer 1 i shqipetarve sot nuk eshte historia shkon apo jo opozita në parlament. Problemi është se kjo politike majtas apo djathtas të rinj apo të vjeter, të vegjel apo të mëdhenj duhet ti japi zgjidhje problemit cardinal që ka Shqipëria sot.Shoqeria shqiptare, eshte e kapluar prej krimit dhe duhet një zgjidhje emergjente për këtë situate. Këtu ndodhin vrasje dhe krisma armësh në mes të ditës dhe askush nuk kapet. Krimi ka mbështetje të ngrohte prej qeverisë.”

 

Por cila është zgjidhja për këtë gjëndje sipas Alibeajt?

 Ka shume menyra, nje nga menyrat eshte qe ta bejne shqiptaret nepermjet zgjedhjeve. Menyra e dytë do te ishte qe drejtesia te luftoj krimin. Në fakt kjo është gjeja e pare por kjo drejtësi, jo qe nuk është e pavarur por eshte e kapur prej pushtetit sepse kjo është drejtesia e re qe ka marre fytyren e kesaj prokurore te re qe po ben gati 10 muaj në detyre dhe rezultatet I ka keq e më keq. Ti marrim me radhe rastet me flagrante te krimit. Saimir Tahiri nuk dënohen, Habilajt nuk denohen, Nezar Seiti shkon e nxirret jasht vendit, FatmirXhafaj vllain e vet e mbron dhe asgjë nuk ndodh me të etj etj.Reforma ne drejtesi është e gjymtuar dhe sot është një reforme e paralizuar totalisht .Kryetari i grupit parlamentar socialist pa piken e turpit thot qe une e kam mik familje nje eksponent te një bande të njohur në vend I cili per shkak te lidhjes se tij shkon e mer 14 milion euro nga parat e tua, te miat, e gjithë shqiptarëve,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *