Subscribe

Per opoziten akti normativ per pasurine e krimit te organizuar bie ndesh me kushtetuten e nuk do te sjelle rezultate konkrete ne luften kunder krimit.

Enkelejd Alibeaj, i cili ka mbajtur postin e ministrit te drejtesise sqaron se ligji eshte antikushtetues, pasi kufizon disa te drejta baze, por pa garancine e shtetit te se drejtes.

Akti normativ Anti-KCK ka eliminuar totalisht kompetencën e prokurorise dhe gjykatave per te kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve te drejtorit te policisë dhe ky eshte haptazi ndesh me Konventen Europiane te te Drejtave neni 6, me kushtetuten e shqiperise, dhe me atyre te tjera ndërkombëtare.

Sipas Alibeajt ne cdo rast duhet te ekzistoje garancite ne ligj qe shmangin veprimet abuzive.

Cdo kufizim i te drejtave themelore te individit; liria e levizjes, e drejta e prones, aktiviteti ekonomik, kushdo qofte ai;   kur shteti do t’ia kufizoje duhet ta beje kete bazuar mbi prova e jo mi hamendesime. Akti normativ nuk ben gje tjeter veçse i jep drejtorit te policisë i jep  drejten qe bazuar mbi informacionet, hamendesime qe nuk jane prova te vendose keto kufizime.

Alibeaj thekson se ky aksion i qeverise do te deshtoje e nuk do te kete rezultat ne luften kunder krimit.

Qellimi eshte i mire, mjeti eshte jo i pershtatshem. Dhe do te shohim gjithmone vetem fasade sic eshte policja  bionde e fshehur me syze te erreta qe do te jape lajme e statistika dhe nga ana tjeter e gjithe kjo veprimtari do te rezultoje e pasuksesshme, krimi do te triumfoje dhe do te jete deshtimi i radhes i shtetit.

Opozita e ka kritikuar ashper aktin normativ te qeverise ne luften kunder krimit duke vene ne dukje jo vetem antikushtetutshmerine e ligjit, por edhe reagimin selektiv te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *