Subscribe

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, ndërkohë ai ishte i infektuar ditët e fundit edhe me Covid-19. Për ndarjen e tij nga jeta kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi zyrtarë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme në Shqipëri

 

. Fino, i cili aktualisht ishte deputet i partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka mbajtur postin e kryeministrit në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997. Gjatë karrierës së tij politike ai ka mbajtur edhe postin e zv.kryeministrit dhe ka drejtuar disa ministri.

 

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’, nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, gazetari Alfred Peza në një rrëfim për kujtimet e tij me të ndjerin z.Fino u shpreh se ky i fundit ishte i pari që fitoi zgjedhjet ndaj Berishës.

 

“Problemi më i madh me Bashkimin ishte se dhe po të doje nuk e bëje dot armik sepse gjithmonë do të gjente një batutë, një rrugëdalje, ishte hokatar. Ashtu siç ishte shumë serioz kur vinte puna tek ligjet, politika sidomos të pushtetit lokal dhe elementë të tjerë… Ai do të mbahet mend përveç periudhës që thamë edhe si një politikan që mundi për herë të parë Sali Berishën në zgjedhjet e qershorit por njëkohësisht fitoi dy beteja sepse në zgjedhjet e ’97-ës bëheshin dy votime njëkohësisht. Edhe referendumi për Republikë apo për Monarki, por edhe zgjedhjet e përgjithshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *