Teksa ditët i lënë vendin njëra-tjetrës, në Fermën më të madhe në Shqipëri puna nuk ndalet.
Frederik Ndoci, fermeri i preferuar i publikut, i zgjedhur në premierin e së premtes, që gjatë kësaj jave mban edhe titullin kryefermer, pas marrjes së detyrës, ka nisur menjëherë nga puna.
Kryefermeri ka angazhuar të gjithë konkurrentët duke u ndarë detyrat dhe punët e fermës që në orët e para të mëngjesit.
Nën atmosferën dhe energjinë pozitive që ka mbizotëruar në këtë javë të parë, fermerët duket se janë argëtuar seriozisht gjatë ditëve, ku veç lojës kanë sjellë nota humori, këngë dhe batutave.
Frederik Ndoci dhe e zgjedhura e tij Big Mama kanë shijuar po ashtu përfitimet e Dhomës së Njishit teksa në shtëpinë e fakirit nuk kanë munguar dinamikat.
Alba dhe Roni kanë kaluar ditët e tyre të vetëm, ndërsa u janë bindur rregullave të Agait, deri në momentin e sfidës.
Dy të dënuarit, kanë bërë gjithçka për të kaluar sfidën e dhënë nga Agai. Sfidë kjo që u kalua me sukses, duke i lejuar Albën e Ronin të bashkohen me pjesën tjetër të fermerëve, e duke shfuqizuar kështu të gjitha dënimet që kishin si fakirë.
Gjithashtu aleancat e para në “Fermin Vip”, por edhe përçarjet kanë nisur.
Gjati këtyre ditëve nuk kanë munguar diskutimet e shumta, shpesh edhe debatet me tone më të larta. Gara duket e fortë, ndërsa fermerët janë gati të bëjnë gjithçka për lojën e tyre.
Një televotim i hapur që prej ditës së premte, për të zgjedhur fermerin që publiku do të shpëtojë, po mban në ankth Albën dhe Silvanën.
Por kë prej tyre do të shpëtojë publiku? Cilat do të jenë sfidat që do të vënë përballë konkurrentët mbrëmjen e sotme? Këto por dhe shumë surpriza të tjera “Ferma Vip 2” ju fton ta ndiqni në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus, si dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv





