Alfred Shkurti i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare, i dënuar me burgim te përjetshëm, do te rigjykohet nga Gjykata e Larte. Vendimin e ka marre Gjykata Kushtetuese, pak dite me pare dhe këtë e konfirmon per Vizion Plus , kreu i saj Bashkim Dedja. Dosja e Aldo Bares do te rikthehet për gjykim, pasi Kushtetuesja i ka pare te drejta pretendimet e Bares, i cili nënvizonte se ndaj tij janë shkelur te drejtat per t’u mbrojtur. Shume nga këto ankesa, Aldo Bare ia ka ngritur edhe Gjykatës se Larte, po asnjëra nuk është marre ne konsiderate. Me tej Aldo Bare iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi te shpalle antikushtetues vendimin e korrikut 2015 te Gjykatës se Larte, duke detyruar këtë gjykate qe te rigjykoje edhe njëherë dosjen penale te kreut te bandës se Lushnjës. Kjo i jep Bares një mundësi per t’i shpëtuar dënimit me burg përjetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *