Nga Mynihu vijnë sinjale pozitive per vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pas ngecjeve që ka pësuar procesi qe nga muaji korrik.

 

Kryeministri i Kosovës është takuar me të dërguarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak duke përsëritur se Prishtina i qëndron një dialogu parimor dhe të balancuar.

 

Sipas Albin Kurtit, nga ky proces duhet të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme e të zbatueshme, që ka në qendër njohjen reciproke.

 

Më 22 shkurt do të mbahet një tjetër takim në nivel të krenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *