Subscribe

Qeveria e Kosovës po shkon përpara me hartimin e legjislacionit për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

 

Kryeministri Albin Kurti në takimin e parë të grupit të punës, theksoi se sistemi aktual në vend është i brishtë dhe përgjigja e vetme mbetet pastrimi i tij.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 “Tashmë nuk kemi dilemë se a duhet të ndodhë apo jo kjo reformë e cila do të eliminojë mungesën e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe do të garantojë rezultate cilësore dhe kthim të besimit të qytetarëve në drejtësi sepse na duhen gjyqtarë të drejtë dhe efikas dhe prokurorë me integritet dhe energjik”.

 

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të nisin takimet me grupet parlamentare me qëllim që të arrihet konsensus politik për procesin e vettingut.

 

ALBULENA HAXHIU

MINISTRE E DREJTESISE, KOSOVE

“Nuk kemi nevojë të ndërlikojmë sistemin por të përdorim mekanizimin e sistemit për të garantuar një sistem të drejtësisë që të jetë sa më afër qytetarit, sa më të parashikueshëm që secili qytetar pa dallim të marrë drejtësinë e duhur në kohë të duhur…Dje i kam dërguar ftesa gjitha grupeve parlamentare me qëllim të arritjes së një konsensusi politik për reformën në drejtësi dhe unë pres gjatë këtyre ditëve dhe javës së ardhshme të takohem me secilin grup parlamentar të Kuvendit të Kosovës”.

 

 

Edhe pse Kosova ka probleme të theksuara në sistemin e drejtësisë, Bashkimi Evropian e konsideron si hap të fundit procesin e vetingut duke argumentuar se si në rastin e Shqipërisë, ai merr shumë kohë për të përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *