Nutricionistja Diola Dosti ishte e ftuara e parë në emisionin “Albano Show” në Vizion Plus mbrëmjen e së premtes.
Gjatë bisedës moderatori i emisionit Albano Bogdo zbuloi se ai dhe Diola kanë qenë komshinj dikur, ndërsa zbuloi dhe zakonin më të keq të saj.
Sipas tij Diola bëntë shumë zhurmë, dhe shpesh e zgjonte nga gjumi.
Pjesë nga biseda:
Albano Bogdo: Unë dhe Diola kemi qenë komshinj, unë isha një kat më poshtë. E di ça bëntë apo jo, luante futboll me kalamajtë lart.
Diola Dosti: Kam patur edhe atë zakonin me fshesës, ti e di sa maniake jam për pastërtinë.
Albano Bogdo: Po, pastronte shtëpinë në 4 të mëngjesit./Vizionplus.tv/





