Subscribe

Këngëtari i famshëm italian, Albano Karrizi, i cili rikthehet pas afro tre dekadash për një koncert në Tiranë rrëfen për Vizion Plus se si lindi marrëdhënia me Shqipërinë. Artisti kujton se ka qënë dëshira e të atit që e solli atë fillimisht si turist në vendin tonë dhe më pas si këngëtar.

“Biri im para se une te vdes dua qe te me çosh njëherë ne Shqipëri. Ishte periudha kur Romina ishte shtatezane, ishte tetor. Unë telefonova ambasadorin, i cili pas tre muajsh me tha se është nje grup prej 25 personash qe do te udhëtojnë ne Shqipëri dhe ju mund t’i bashkoheni këtij grupi”.

Karrizi flet edhe per pasionin e tij me te madh, vëren. Ai tregon premtimin qe i beret e ëmës se shishja e pare e verës se kantinës se tij, do te mbante emrin e saj.

“Vera eshte pjese e kulturës time, është pjese e pandashme e ekzistencës sime. I thash sime meje kur te jem nje këngëtar shume i famshëm, do te rikthehem ketu do te hap nje kantine dhe vera e pare do te mbaje emrin tend. Atëherë mamaja me thoshte se ti ke shume ëndrra. Une kisha shume ëndrra dhe dëshira ime ishte ti ktheja ato ne realitet dhe kështu ndodhi”. 

Albano Karrizi mban mbrëmjen e se shtunës koncertin ne Pallatin e Kongreseve, nje event qe organizohet me Tring si media partner. Koncerti zhvillohet me rastin e shenjtërimit te Nene Terezës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *