Pas nënshkrimit të marrëveshjes 6 milionë dollarëshe, kryeministri Edi Rama bën me dije se dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për tu lëshuar në hapësirë.

 

Sipas kreut të qeverisë hedhja e tyre do të bëhet nga qendra e hapësirës Kennedy në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Dy sytë super-tekonologjik, shkruan Rama në Facebook, do të monitorojnë vendin tonë me një qartesi të lartë të figurës. Sipas Edi Ramës, dy satelitët do të jenë në shërbim të plotë vetëm për Shqipërinë dhe të dhënat që ato do të gjenerojnë do të jenë në funksion të territorit.

 

Ato do të shfrytëzohen për të identifikuar ndërtimet paleje, zjarret, cënimin e lumenjëve apo krijimin e paligjshëm të grumbullimeve të mbetjeve.

 

GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2

 

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *