E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Albana Vokshi: Edi Rama, krimineli që helmon edhe fëmijët

Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhër hedhjen e lendeve luftarake helmuese mbi qytetaret që morën pjesë në proteste para parlamentit.

 

Deputetja e PD shkruan në faqen e saj në facebook se hedhja e lendeve helmuese ka bërë që nxenësit e shkollës profesionale të braktisin mësimin pasi u mbyten nga gazi lotsjellës.

 

Reklamë

Vokshi e ka konsideruar skene të tmerrshme daljen jashtë të nxenësve të mbytur nga lenda e hedhur në proteste nga policia.

 

 

Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.Lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike( ish pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën.Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë.Kjo një arësye më shumë, e mbi cdo arësye tjetë për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë