“Ferma VIP 2” ka sjellë një tjetër mbrëmje plot me tensione, diskutime dhe emocione, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Nën moderimin Luana Vjollca dhe opinionet e drejtpërdrejta të Zhakut dhe Kastro Zizos, prime i katërmbëdhjetë përcolli një sërë ngjarjesh ku mbi të gjitha u sqaruan shumë pikëpyetje dhe aludime.
Një nga momentet më të komentuar të kësaj jave mbetet padyshim largimi i dyshes Alba-Limi, si dhe anulimi i televotimit.
Gjatë gjithë spektaklit e natës, Luana Vjollca u kujdes që t’i jepte përgjigje këtyre pyetjeve dhe të zbulonte më shumë për arsyet që i shtynë ata të largoheshin.
Alba ishte e para që u bë pjesë e studiosm ku për herë të parë sqaroi për publikun vendimin e saj të papritur për të lënë “Ferma VIP”. Ajo shpjegoi se e vetmja arsye pse ajo mori këtë vendim ishin parimet e saj personale .
Në anën tjetër, Limi foli për eksperiencën e tij në “Ferma VIP” dhe për arsyen që qëndron pas largimit të tij. Ai theksoi se nuk kishte hyrë në garë për të fituar, por për të provuar një eksperiencë të re.
Mbrëmja vijoi gjatë. Big Mama ndau një rrëfim prekës për periudhën më të vështirë të jetës së saj, kur mësoi për paralizën e nënës dhe humbjen e babait në një vit. Teksa emocionet kishin pushtuar fermerin dhe në sfond dëgjohej zëri i së ëmës, nga dera kryesore e Arenës u shfaq nëna e Big Mames.
Nën atmosfera të ngrohta e emocionale, Big Mama dhe nëna e saj prekën gjithë studion dhe publikun, duke sjellë një nga momentet më të bukura dhe të ndjera të spektaklit.
Po ashtu, fermerët e tjerë vazhdojnë të përballen me sfidat e Agait, ndërsa u hap dhe një televotim, për fermerin që publiku dëshiron të shkoj në sfidë, 4 fermerët që do të votohen më shumë do të shkojnë në një përballje dyshe, dhe grupi humbës do të ketë një përballje kokë më kokë për eliminim.
Për të ndjekur çdo moment të fermerëve të mbetur në garë, por dhe për të përjetuar emocionet të bukura Ferma Vip 2 ju fton ta ndiqni 24 orë në 7 ditë të javës në dy kanalet e platformës Tring, si dhe në përmbledhjen ditore në Vizion Plus.