E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Alarmohet Milani, Morata pëson një dëmtim në kokë gjatë stërvitjes, dërgohet me urgjencë në spital

Skuadra e Milanit është alarmuar gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme pasi sulmuesi Alvaro Morata është dëmtuar në kokë dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Mediat raportojnë se Morata pati një përplasje të fortë me Pavloviçin, dhe mori një tronditje të rëndë në kokë.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një skanimi MRI, i cili rezultoi negativ, por ai pritet të qëndrojë për disa orë në vëzhgim.  Kështu ai do të humbasë ndeshjen në transfertë kundër Kaljarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë