Urgjenca e koronavirusit ka bllokuar pothuajse plotësisht shërbimet shëndetësore normale për rreth tre muaj.

Të paktën 500 mijë operacione dhe miliona vizita dhe teste janë humbur. Me rifillimin, ekziston rreziku i bllokimit të ambienteve shëndetësore.

Ndërkohë, mjekët japin alarmin se për shkak të vonesave në diagnozë dhe trajtim numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë sesa nga koronavirusi.

Mjeku Pierluigi Marini paralajmëroi për rreziqet.

“Është një situatë që nuk është hasur kurrë më pare. Me mbylljen e dhomave të operacionit, me spitalet të pushtuara plotësisht nga urgjenca e virusit, puna jonë është ndalur.”

Sistemi shëndetësor nën stres. Pas punës pa u ndalur për pacientët me virus, tani mbërrijnë kërkesat e të sëmurëve që nuk u paraqitën në mars, prill dhe maj, mbase sepse kishin frikë se mos infektoheshin edhe ata apo mbase thjesht sepse oraret për ta ishin anulluar.

Për t’u shqetësuar, veçanërisht, është rënia 50% e operacioneve të kancerit.

“Dhe në vendin tonë kemi rreth një mijë raste të reja të kancerit në ditë”, shtoi Marini, i cili kërkon investime të shpejta dhe të rëndësishme në shëndetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *