E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Alarmi i krizës energjitike/ Pedagogu komenton planin me 7 pika të Bashës: Gomarllëk!

Pasi Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Basha prezantoi dje shtatë prioritetet që sipas tij janë të domosdoshme në këto momente. Për sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, dalja e menjëhershme e kryedemokratit ishte i parakohshëm.

 

“Dalja e kryetarit të opozitës me shtatë pika, katër prej të cilave nuk kishin asgjë teknike, për mua ishte shumë e parakohshme. Ne sot kemi nevojë për transaprencë. Kishim nevojë për transparëncë në deklaratën e kryeministrit, siç po diskutojmë. Para një krize, duhet të ketë transparencë”, deklaroi ai në “Quo Vadis”.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, pedagogu Rezart Prifti e quajti planin me shtatë pika aspak serioz.

 

“Plani me shtatë pika i opozitës prezantuar ditën e djeshme, gomarllek. Jashtë kontekstit, qoftë praktik, qoftë nga ana e ekspertizës, qoftë edhe komunikimi publik. E para, nuk është profesionist që të japë shtatë pikat. Merrni ekspertë, nxirrni një dokument serioz, dhe bëjeni diçka serioze. Nuk ka kredibël, çfarë përfaqëson ai.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë