Policia gjermane ka marrë informacione për një sulm terrorist në Nurenberg të Gjermanisë, ku ishte planifikuar të mbante nje koncert Rock-u.

 

Autoritetet i kanë kërkuar organizatorëve pezullimin e koncertit i cili ishte planifikuar të zhvillohej mbrëmjen e sotme.

 

Zyrtarët e lartë të policisë kanë marrë informacione se në koncert ishin planifikuar sulme terroriste. Policia ka nisur hetimet për vërtetësinë e informacionit, ndërsa ka evakuuar 80 mijë spektatorë.

 

Alarmi për sulm terrorist vjen 2 javë pas sulmit terrorist që u bë në Manchester gjatë koncertit të Arian Grandes ku mbetën 22 persona të vdekur dhe 59 të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *