Një çantë e dyshimtë e lënë pranë qendrës së informimit të BE në Tiranë, pranë Pallatit të Kongreseve alarmoi forcat e policisë, por pas shpërthimit të kontrolluar dyshimet për bombë u shuan. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka pikasur i pari çantën duke lajmëruar menjëherë policinë. Zona u rrethua nga policia e cila vendosi perimetrin e sigurisë,  ndërsa mbërritën dhe forcat xheniere. Fillimisht valixhja e dyshimtë u skanua dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar. Pas këqyrjes ajo rezultoi boshe, megjithëse ende nuk dihet kush dhe pse e la në rrugë. Për këtë hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë, për të parë nëse dikush mund ta ketë lënë qëllimisht aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *