Subscribe

Trupa e aktorëve dhe gjithë stafi i spektaklit “Al Pazar” rikthehen të mbushin të shtunat tuaja me humor dhe të qeshura.

 

Rrugëtimi i më shumë se një dekade do të vijojë t’ju mbajë të mbërthyer para ekranit të Vizion Plus edhe në këtë sezon, ku mbi të gjitha “Al Pazar” vijon misionin e tij, të sjell të qeshura në familjet tuaja.

 

ALBANO PRODANI

AKTOR

“Dihet që “Al Pazar” prek të gjitha temat që ndodhin gjatë ditës, javës apo muajit. Unë kam personazhet që më identifikojnë por po punojmë edhe për personazhe të reja, por që  nuk do i zbulojmë akoma, do i lëmë surprizë.”

 

GENCI LLESHI

AKTOR

“Rikthehemi pas një pauze të shkurtër pas vitit të ri, me personazhin tim mam Fiqja që kuron të gjitha sëmundjet vetëm me bimë, mos harroni se jemi çdo të shtunë në “Al Pazar” televizion.”

 

Nën petkun e personazheve më të dashur për publikun, aktorët janë të gati për të kthyer në realitet komik pjesë nga ngjarjet më pikante nga aktualiteti, politika e jo vetëm. Ndërsa pjesë e familjes së madhe “Al Pazar janë bërë edhe aktorë të rinj.

 

ARJOLA BASHO

AKTORE

 “Është një eksperiencë e re për mua. Natyrisht është hera e parë në një bashkëpunim televizive dhe për këtë falenderoj Agronin që më dha këtë mundësi deh më ftoi të jem pjesë e “Al Pazarit”. Për mua është një eksperiencë e veçantë, ndryshe nga sa unë jam mësuar dhe të punoj në një spektakël humori është një përvojë që mua më përmbush shumë.”

 

 

Edhe ky sezon do të rezervojë në teatrin e humorit surpriza, muzikë të mirë dhe të ftuar specialë. “Al Pazar” iu lë takim këtë të shtunë në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *