Subscribe

Duke nisur nga mbremja e sotme starton në Vizion Plus show më i madh i humorit Al Pazar. Agron Llakaj në një intervistë ekskluzive për emisionin Vizioni i Pasdites na zbuloi më shumë për të rejat që do të risjellë në këtë sezon të tetë.

“Al Pazari gjithmonë ka qenë një dritare për aktorët e rinj dhe këtë sezon nuk ka se si të mungojnë”,- ka deklaruar Agron Llakaj.

Por këtë vit në Al Pazar nuk ka vetëm nga ata që ikin por edhe që rikthehen dhe këtë sezon është rikthyer Tan Brahimi aktori i njohur i humorit.

Por showt më të madh të humorit nuk do i mungojnë as aktorët siç vetë Agron Llakaj i quan si “xhaketa e vjetër”, sic është Behar Mera dhe Xhevahir Zeneli.

Gjithashtu nuk do mungojnë as personazhet që vetë Agron Llakaj imiton si Aneja, Jorgaqi, Visho etj.

Gjithçka mbetet për tu pare në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *