Subscribe

Show me i madh i humorit “Al Pazar” uli mbrëmjen e djeshme siparin e sezonit me një megashow ku si gjithmonë nuk munguan te qeshurat, humori dhe batutat.

 

Një maratone e gjate programore, e cila shkoi përtej transmetimit te zakonshëm ishte gjithçka e përgatitur nga  Agron Llakaj dhe stafi i “Al Pazar” ne respekt te audiencës qe e mbështeti, ndoqi dhe duartrokiti përgjatë gjithë sezonit, duke u bere bashkudhëtari i tij me besnik.

 

Ne vitin e 7-te ne ekranin e Vizion Plus, “Al Pazar” ka qene dhe mbetet show me i ndjekur i humorit te se shtunës. Humori pikant, batutat e gjetura, situatat komike ju kane shoqëruar përgjatë gjithë sezonit duke iu përcjellë duke iu sjellë një tjetër realitet ne trajtën satiro-komike. Çdo te shtune mbrëma keni lënë pas hallet dhe problemet e ditës, e keni qeshur e jeni argëtuar ne teatrin e madh te humorit.

 

“Al Pazar” do te vijojë t’ju shoqërojë edhe ne vazhdim deri ne fund te muajit Korrik, me përmbledhjet e pjesëve me te zgjedhura te sezonit, për tu rikthyer serish ne muajin Tetor me më shume te qeshura e humor çdo te shtune mbrëma ne ekranin e Vizion Plus.

 

Deri atëherë stafi i “Al Pazar” ju uron një vere te këndshme e te qete.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *