E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Akuzoi Federatën franceze dhe arbitrin, pezullohet presidenti i Marseille

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në kampionatin francez, teksa Presidenti i klubit të Marseille, Pablo Longoria është pezulluar nga federata franceze e futbollit për 15 ndeshje.

Shkak u bënë akuzat e tij tepër të ashpra drejtuar insitucionit më të lartë të futbollit në Francë, pas përfundimit të sfidës ku Marseille u mund 3-0 nga skuadra e Auxerre.

Numri 1 i klubit francez akuzoi rëndë gjyqtarin Jeremy Stinat pas vendimeve të tij ku kryesori nxorri karton të kuq nga Cornelius si dhe shumëepisode të tjera të dyshimta që acarauan drejtuesit dhe stafin e Marseille.

“Ky është korrupsion. Kurrë nuk kam parë diçka si kjo.

Reklamë

Mund ta shkruani se thashë është korrupsion. Çdo gjë ishte e organizuar. Është e planifikuar”, u shpreh spanjolli.

Presidenti i Marsejës ka shkuar dhe më tej: “Është një kampionat i ndryrë.

Nëse Superliga na thërret, do të shkojmë menjëherë”, u shpreh Langoria.

Vazhdo të lexosh

Reklamë