Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Andreë Boden, i arrestuar dy ditë më parë në Memaliaj, i akuzuar për vrasjen e Edmond Papës, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë në afërsi të Komunës së Parisit.
Para nisjes së seancës, autori i dyshuar Bode është munduar t’i shmanget kamerave duke u tërhequr në cepin e kafazit. Gjatë njohjes me masën e sigurisë, ai është marrë në pyetje nga prokurori në prani të gjyqtarit.
Lexo edhe :
Related Posts
Bode ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Madje ai ka thënë se ka dëshmitarë të cilët do të vijnë në seancat e tjera për të vërtetuar pretendimet e tij. Sipas tij ai nuk është larguar jashtë vendit, por ka qëndruar në Shqipëri. Bode shtoi se gjatë këtyre dy viteve është fshehur pasi nuk kishte besim te policia që të vetëdorëzohej.
Por nga ana tjetër, polica e Tiranës dhe Prokuroria kanë prova që tregojnë se i dyshuari Andreë Bode është ekzekutori që qëlloi duke e lënë të vdekur biznesmenin nga Saranda Edmond Papa. I arrestuar më herët në lidhje me këtë atentat mafioz është edhe Albano Velo i cili gjithashtu ndodhet në burg.
Pista kryesore e hetimeve mbetet hakmarrja: dyshohet se Albano Velo dhe Andreë Bode ekzekutuan Edmond Papën për shkak se vrasjes makabre të shokut të tyre Aleksandër Sadikaj. Ky i fundit u hodh në erë me një sasi të madhe tritoli teksa po udhëtonte me mjetin e tij në afërsi të Saukut.
Brenda grupeve kriminale u ngrit dyshimi se pas vrasjes së të riut fshihej Edmond Papa, ngjarje e porositur pas prishjeve të pazareve të drogës.
Gjatë arrestimit të Bodes, policia e Gjirokastës arrestoi gjithashtu Andrea Kalemin i njohur ndryshe me emrin Adriatik. Në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, ndërkohë në pranga ra edhe Julian Kalemi, pasi kishte strehuar në banesën e tij Boden.
Gjatë kësaj te premteje ata kanë dalë përpara gjykatës së Gjirokastës ku është vendosur masa e arrestit me burg.
Andrea Kalemi është kushri i parë i Aleksandër Sadikaj. Në lidhje me arrestimin e tyre policia ka dyshime se tre të prangosurit kishin bërë plane për tu hakmarrë ndaj familjes Papa jo vetëm për ekzekutimin e Sadikajt, por edhe pas masakrës në Memaliaj ndodhur në muajin korrik të këtij viti ku u vrarë në një lokal tre persona, në mesin e tyre Shyqyri Kalemi, babai i Andreas./vizionplus.tv









