E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e përjetshëm të pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak ku u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë Jan Prenga.

SPAK dyshon se Hajri esht një nga personat organizatorë të rrëmbimit në vitin 2020. Megjithatë autoritetet kanë dështuar që ta arrestojnë atë, ndërsa dënimi nga prokuroria u kërkua në mungesë.

Apeli i Posaçëm la në fuqi në Shkallën e Parë dënimin e kopshtarit Festim Bexhdili i cili do të qëndrojë përjetë në qeli./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë