E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Akuzohen se spiunonin për Izraelin, autoritetet iraniane ekzekutojnë tre burra

Autoritetet iraniane njoftuan sot se kishin varur tre burra, të cilët i akuzuan se kishin spiunuar në favor të Izraelit, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë që i dha fund 12 ditëve luftë.

“Idris Ali, Azad Sozai dhe Rasoul Ahmad, të cilët u përpoqën të importonin ilegalisht pajisje për të kryer vrasje në vend, u arrestuan dhe u gjykuan për  bashkëpunim” me Mossadin, agjencinë e spiunazhit të “regjimit sionist” (Izraelit). “Dënimi i tyre u ekzekutua këtë mëngjes, ata u varën”, tha gjyqësori iranian.

Reklamë

Ekzekutimet u kryen në Urmia (veriperëndim), pranë kufirit me Turqinë, sipas të njëjtit burim, i cili publikoi foto të tre burrave me uniforma blu burgu.

Të hënën, një burrë tjetër që gjithashtu u akuzua si bashkëpunëtor i Mossadit u var.

Autoritetet e Republikës Islamike njoftojnë shpesh arrestimet dhe ekzekutimet e agjentëve të dyshuar të agjencive të huaja të spiunazhit, veçanërisht Izraelit, armikut të betuar të Iranit. Sipas vlerësimeve të OJQ-ve, vendi kryen numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë pas Kinës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë