Policia ka arrestuar dy mjekë dhe një infermier, pasi akuzohen se kanë mjekuar në banesë Nuredin Dumanin, i cili mbeti i plagosur pas një përplasje me armë zjarri të martën në aksin Elbasan-Peqin.

 

Ata akuzohen për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Mjekët thanë se ata u thirrën nga një i njohur i përbashkët i Dumanit, dhe se nuk kanë pasur dijeni për të shkuarën kriminale.

 

Po ashtu, nga ky operacion u arrestua edhe një 20-vjeçare nga Kosova. E reja, e cila ishte në banesën e Dumanit gjatë momentin të arrestimit, dyshohet se e ka përkrahur atë. Po ashtu, ajo akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Tre bluzat e bardha dhe 20-vjeçarja pritet të dalin të premten para Gjykatës së Elbasanit, ku do t’iu komunikohet masa e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *