Prokuroria e krimeve të rënda kërkon 12 vite burg për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri si pjese e bandës Habilaj. Duke aplikuar gjykimin e shkurtuar sipas organit te akuzës Tahiri duhet te dënohet me 8 vjet burg. Seanca për dhënien e pretencës nisi qe ne oren 09:00.

 

Prokuroria e krimeve te rende ka kerkuar te njejtin denim edhe per ish drejtorin e policise se Vlores Jaeld Cela.  Edhe pwr ish zyrtarin e policise nëse gjykata për krime e rënda do të pranojë të plotë kërkesën e prokurorisë, pwr ta dënuar me 12 vite burg, dënimi do të konvertohej në 8 vite heqje lirie.

Mbi ish ministrin e brendshem Sajmir Tahiri rendojnë tashme dy akuza “Trafik nderkombetar i lendeve narkotike” dhe “grup i struktutar kriminal” ndersa ka rene ajo e korrupsionit

 

Sipas prokurorisë, Tahiri së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti, u kanë krijuar mbrojtje trafikantëve.

Pas leximit te pretencen nga perfaqesuesit e organit te akuzes ka vijuar mbrojtja. Avokatet e Trahirit dhe Celes kane hedhur poshte kerkesen  e prokurorise me pretendimin se mungojne provat per akuzat e ngritura.

 

Seanca gjyqësore është ndjekur edhe nga një përfaqësues i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *