E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzat për lidhje me Habilajt, Krimet e Rënda rrëzojnë ish drejtorin e policisë

Gjykata e krimeve të rënda rrëzon kërkesën e ish drejtorit të policisë Vlorë, Jaeld Çela, i cili ankimoi kërkesën e prokrorisë për të zgjatur hetimet ndaj tij.

 

Çela së bashku me 3 ish zyrarë të lartë të policisë akuzohen se gjatë kohës që kanë qenë në detyrë, kanë ndihmuar anëtarë të grupit habilaj ne trafikun nderkombetar te droges.

 

Reklamë

Hetimet për ish zyrarin e lartë përfundojnë më 18 shkurt, ndërsa përfaqësues të organit të akuzës do të kërkojnë sërisht zgjatjen e afatit.

 

Prej më shumë se një viti, Jaeld Çela është në kërkim ndërkombëtar, dhe ankimimimin në gjykatë e bëri nëpërmjet avokatit mbrojtës.

 

Si pjesë e kësaj dosjeje, nën hetim është edhe ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, të cilit 4 ditë më parë gjykata i pranoi kërkesën që hetimet ndaj tij të mos zgjaten më, por të përfundojnë brenda datës 10 mars.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë