Subscribe

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se ndaj 25 vjecares Xhisiela Maloku ka pasur dhune fizike.

 

Sipas ekspertizes qe i eshte percjelle Prokurorise se Krujes me 27shtator, vajza nga Nikla e Fushe Krujes ka shenja dhune ne shpatull.

 

Nderkohe kete te premte Prokuroria e Krujës ka marrë në pyetje Xhisiela Malokun, nënën, motrën dhe një mikeshën e saj, për llogari të hetimit që është duke u kryer për djalin e deputetit socialist, Rexhep Rraja.

 

Në kallëzimin e saj të bërë në korrik të këtij viti, vajza deklaronte se ishte torturuar nga Rraja, por vetëm pak orë më pas, ky kallëzim u tërhoq nga 25 vjeçarja.

 

Hetimet për këtë çështje janë duke u kryer nga prokurorja Mirela Kapa, ndërsa nëna dhe motra e vajzës u pyetën nëse kanë pasur dijeni për ngjarjen.

 

Dosjes së prokurorisë i janë shtuar edhe prova tw reja për t’u shqyrtuar, si kamerat e sigurisë së lokalit ku oficeri Emiljano Nuhu pretendon se është kërcënuar me armë, si dhe regjistrat e katër komisariateve në Tiranë e Krujë.

 

Ndërkohë, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, vazhdon të hetohet ne gjendje të lire.

 

Vizion Plus kontaktoi me prokuroren e çështjes, Mirela Kapa, e cila tha se procedimi penal është regjistruar më datë 26 Korrik dhe hetimet po vijojnë të kryhen për Rexhep Rrajën dhe Xhisiela Malokun.

 

Duke mos dhënë asnjë detaj mbi faktet e mbledhura, prokurorja Kapa tha se së shpejti do të ketë një rezultat mbi hetimin.

 

Ndërsa avokati mbrojtës i Xhisiela Malokut, Elton Frangu deklaroi për Vizion Plus se ka qenë i pranishëm kur vajza ka tërhequr kallëzimin dhe se nuk kishte vërejtur shenja dhune në trupin e saj. Por Frangu shton se i ka kërkuar vajzës të ketë kujdes me deklarimet, sepse do të mbante përgjegjësi për kallëzim të rremë.

 

Ndërkohë prokuroria po shqyrton edhe pretendimet e fundit te oficerit Emiljano Nuhu, i cili pretendoi se është kërcënuar ne prani të deputetit socialist Taulant Balla. Ky i fundit mohoi akuzat dhe paditi ne prokurori kreun e PD, Lulzim Bashën, oficerin Nuhu dhe gazetarin qe e intervistoi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *