Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave t ëish kryeministrit Sali Berisha për akuzat që ky i fundit i ka bërë për përvetësim bashkë me Ramën të 800 mijë metër katror tokë në Portin e Durrësit.

 

Nga Durrësi ku ishte në një takim me tregtarët, i shoqëruar nga kandidati i PD-së për këtë bashki më 6 mars, Luan Hoti, Basha tha se ka sharlatanë që ecin në politikë vetëm përmes gënjeshtrave.

 

“Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin përpara në politikë jo vetëm në Shqipëri, është se përdorin një politikë që i bëjnë njerëzit të mos mendojnë, mos të logjikojnë, i ushqejnë si fëmija në çerdhe. Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, në veçanti unë dhe i pari i qeverisë kemi pak për Portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. kemi qëndruar fuqimisht për transparencë dhe e konsiderojmë një aferë. Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit. Kjo punë s’bëhet duke sjellë një sheik.”-tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *