E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat e Bashës/ Rama: S’ka asnjë mundësi të fshihet numri i viktimave, nuk ka më turp se kaq!

Kryeministri Edi Rama mohoi akuzat e hedhura nga opozita se ka manipuluar shifrat e të vdekurve në spitale nga COVID-19. Në një videomesazh të posaçëm, shefi i qeverisë tha se është e turpshme kjo që po bën opozita. Edi Rama deklaroi se nuk ekziston asnjë mundësi që të fshihen të dhënat e viktimave. Minoranca, sipas kryeministrit, po bën politikë me lajme të rreme.

 

Reklamë

“Të dalësh e t’i thuash popullit që qeveria po fsheh numrin e të vdekurve do të thotë të kapërcesh çdo kufi të demokracicë, edhe të luftës për pushtet si mund të arrihet deri këtu? Si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psiqika e një populli? Si mund të cenohet integriteti njerëzor, jo thjeshtë profesional, i një armate mjekësh që prej nëntë muajsh janë të detyruar të harrojnë familjet e tyre. Si mund të bjerë kaq poshtë qenia politike sa të shkelë qenien njerëzore dhe të fusë tmerrin. Ky nuk është karakteri i këtij vendi, i këtij populli, as karakteri i politikës në vetvete dhe as i shumicës që qeveris sot. Nuk ka më turp se kaq! As këtë nuk e thua dot më sepse nuk është dot më e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë patupërsia. Çfarë janë këta që humbasin jetën në spitalet COVID, vota që humbasin gjatë numërimit në kutitë e votimit të PD? Karakteret e dobëta janë në gjendje të bëjnë vetë atë që akuzojnë të tjerët. Nuk ka asnjë mundësi që qeveria të fshehë numrin e viktimave në spital. Asnjë parti normale politike në planet nuk mund të përcaktojë diagnozën e pacientëve që humbin jetën në spital dhe të ngrejë akuza që ngrejnë të vdekurin nga varri.”

 

Reklamë

 

Edi Rama tha se prokuroria është e lirë të nisë ose jo hetim për këto akuza, si ta shohë të arsyeshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë