Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 March 2026
Vizion fokus

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me...

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj nesh

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran, bombardime në...

“Nuk është lufta jonë”, zv/kancelari gjerman: Nuk do të...

Drejtonte trafikun e kokainës në Itali, arrestohet shqiptari

SHBA: Rusia po i ofron Iranit informacione për shënjestrim

“Sulm i madh” ndaj Iranit? SHBA dërgon bombardues hipersonikë...

Tornadot shkatërrues godasin SHBA-të, të paktën 4 persona të...

Akuza të reja për ish-princin britanik Andrew, udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve, dëshmia e fortë e ish-nëpunësit

23 Shkurt 16:13

Akuza të reja janë ngritur ndaj ish princit Andrew, ndërsa hetimet po vijojnë ende për përfshirjen dhe marrëdhënien që ai ka pasur me financierin Jeffrey Epstein.

Në një artikull të botuar BBC citon një ish nëpunës civil ku pohon se ish princi ka përdorur paratë e taksapaguesve për masazhe dhe shpenzime të tepruara udhëtimi gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Ish-nëpunësi kishte refuzuar mes te tjerash të paguante për të mbuluar kostot e një masazhi për Andrew, por ishte penguar nga eprorë të tij.

“Unë mendova se kjo ishte e gabuar. E bëra të qartë atëherë se nuk të paguanim për të, por në fund paguam gjithsesi.”

Rimbursimet e pretenduara prej tij shkonin në mijëra paundë. Duke folur në kushte anonimiteti, ish nëpunësi tashmë në pension rrëfeu se ishte përballur disa herë me fatura shpenzimesh të tepruara që lidheshin me udhëtimet e supozuara zyrtare të Andrew-t gjatë periudhës 2001–2011.

Një burim i dytë, duke folur për BBC, tha se kishte parë disa herë kërkesat për rimbursim të shpenzimeve të udhëtimeve të ish-princit. Ai rrëfeu se nuk kishte “absolutisht asnjë dyshim” mbi vërtetësinë e akuzave ndaj ish-dukës së York-ut.

Kërkesat e tepruara për rimbursime përfshinin kostot e fluturimeve, dhomave të hotelit dhe pagat e stafit të Andrew, ku nuk ishte e qartë sa persona e shoqëronin dhe kush ishin ata.

Thirrjet nga një sërë figurash publike për një hetim më të gjerë mbi marrëdhëniet e kaluara të Andrew me Epstein, janë shtuar ndjeshëm. Ai vetë ka mohuar çdo shkelje, por ndërkohë nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj akuzave më të fundit.

Emri i ish-princit ka qenë në qendër të mediave ndërkombëtare pasi u arrestua në Sandringham dhe mbajt në paraburgim për 12 orë me dyshimin se ka ndarë informacione të rezervuara me financierin amerikan Jeffrey Epstein, në kohën kur shërbente si i dërguar për tregtinë i qeverisë britanike.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
akuza princ andrew

Nga e njëjta kategori

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

më shumë...

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me shumë surpriza

më shumë...

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

më shumë...

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj nesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ja arsyet pse duhet ta përfshini ananasin...

10:21

Trump: Irani do të goditet shumë rëndë

10:09

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të...

9:49

Alarm për përdoruesit e iPhone: Kujdes nga...

9:35

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

9:29

Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj...

9:11

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran,...

9:00

“Nuk është lufta jonë”, zv/kancelari gjerman: Nuk...

8:37

Drejtonte trafikun e kokainës në Itali, arrestohet...

8:09

SHBA: Rusia po i ofron Iranit informacione...

7:47

“Sulm i madh” ndaj Iranit? SHBA dërgon...

7:31

Tornadot shkatërrues godasin SHBA-të, të paktën 4...

7:27

Gazetari izraelit: Plagoset djali i Ali Khameneit

7:17

Silvinjo me dhimbje koke/ Jo vetëm Broja,...

7:03

SPAK ndan mesazhin e Brahos: Do të...

6:44

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

6:25

Mehmeti sërish protagonist në Angli, tifozët e...

6:15

Asllani mahnit stadiumin, gol dhe asist me...

6:04

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon rishikimin e...

5:19

EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit,...

Më të klikuarat

  • Tronditje në Francë/ Dy vëllezër torturuan nënën e tyre, fsh...
  • EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron...
  • Asllani mahnit stadiumin, gol dhe asist me thembër! Vijon ën...
  • Politika uron mësuesit për 7 Marsin: Më e mira është ene për...
  • Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet!...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.