E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Akulli mbërthen Bulqizën, probleme në rrugën e Arbrit

Reshjet e dëborës janë ndëprerë mbrëmjen e kaluar në Bulqizë, duke ja lënë vendin ngricave.

Rënia e temperaturave deri në – 7° celsius ka bërë që të ketë prani të akullit në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Qaf Buallit.

Drejtuesit e mjeteve janë gjetur të papërgatitur mëngjesin e kësaj të marte duke bërë që të bllokohen në hyrje të tunelit.

Mungesa e ndërhyrjes me kripë nga ana e firmës kontraktore ka sjellë akull duke bërë që qarkullimi të bllokohej për më shumë se një orë.

Është dashur që drejtuesit e automjeteve të ndihmojnë njëri – tjetrin që të vijonin udhëtimin drejt destinacionit të tyre./vizionplus.tv

Më shumë video