AKU në vijim të kontrollit për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, ka evidentuar 4 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme.
Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar, 190 kg mish viçi të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec, 88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “RefijeKapri” në Pogradec, 20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “DhimitërBucuku” Pogradec dhe 10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “TheodhorRembeci” në Korçë.
Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.
Ndaj subjektit “RefijeKapri” u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.





