E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Aktorja e famshme deklarohet e humbur pas vozitjes me të birin 4 vjeçar!

Aktorja e njohur e filmit “Glee” Naya Rivera është deklaruar e humbur pas vizitës në një liqen në Kaliforninë Jugore.

33 vjeçarja, u zhduk pas një vozitje në Liqenin Piru në Qarkun Ventura të mërkurën në mbrëmje. Departamenti i Policisë filloi kërkimin pasi djali katërvjeçar i aktores u gjet i vetëm me varkë.

Rivera është zhdukur dhe mendohet se është mbytur në liqen. Një operacion kërkimi u pezullua në mbrëmje dhe do të fillojë sërish të enjten.

Stacioni televiziv lokal KNBC raportoi se aktorja 33-vjeçare kishte marrë me qera një varkë dhe se djali i saj katër vjeçar, Josey, u gjet në barkë I veshur me një jelek shpëtimi.

Reklamë

Josey deklaroi për hetuesit se nëna e tij po notonte dhe nuk mundi të kthehej përsëri në varkë.

Roli i cili I dha fame Riveras ishte ai i Santana Lopez, një nxitëse e tifozëve, në komedinë muzikore të Ryan Murphy Glee, e cila u transmetua nga 2009 deri në 2015.

Vazhdo të lexosh

Reklamë