Gjizë shtëpie me vetëm dy përbërës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Një recetë e thjeshtë për gjizë të freskët, që mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi me vetëm pak përbërës. Shefja e kuzhinës, Albana Mançja, na tregon sekretin për një gjizë të shijshme dhe të butë, perfekte për mëngjes apo për gatime të ndryshme.
Përbërësit:
1 litër qumësht i freskët
1 lugë gjelle uthull ose lëng limoni
Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim qumështin në një tenxhere dhe e ngrohim në zjarr mesatar, derisa të shfaqen flluska të vogla në anët e tenxheres.
E heqim nga zjarri dhe shtojmë uthullën ose lëngun e limonit. E përziejmë ngadalë dhe e lëmë të qëndrojë për 5–10 minuta. Do të shohim që qumështi fillon të ndahet në hirrë dhe gjizë.
Vendosim një napë ose garzë të pastër mbi një kullesë dhe derdhim përzierjen ngadalë. E lëmë të kullojë për rreth 30 minuta.




