E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aktivisti i ndërpret fushatën Biden: Je diktator! Po bën gjenocid në Gaza, fëmijët po vdesin

Një aktivist pro-palestinez ka ndërprerë presidentin amerikan Joe Biden teksa po mbante një fjalim për fushatën në Atlanta në Xhorxhia, në kuadër të garës për zgjedhjet presidenciale.

“Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”, thotë ai.

Më pas, Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit.

Udhëheqësi amerikan shtoi se “ka shumë palestinezë që po viktimizohen padrejtësisht”./vizionplus.tv

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë