Subscribe

Afro 700 drejtues mjetesh në Tiranë rezultojnë të jenë debitorë, pasi nuk kanë paguar gjobat, të cilave në fakt u ka kaluar edhe afati i maturimit të tyre.

 

Policia rrugore ka nisur një aksion për të identifikuar të gjithë qytetarët që shmangnin pikërisht detyrimin, që kanë për të shlyer masën administrative me të cilën janë ndëshkuar më herët për shkeljet.

 

Blutë e Tiranës shprehen se qytetarëve debitorë në vlera të ulëta u jepet mundësia që të kryejnë menjëherë pagesën, ndërsa më problematikëve u bllokohet mjeti.

 

GERHARD BAKA

POLICIA RRUGORE

Në database tonë për qytetin e Tiranës figurojnë mbi 600-700 mjete të cilat janë me masa administrative në shifra të larta, pra ne bëjmë dhe një kategorizim që mjetet që janë me mbi 10 masa administrative debitore konsiderohen të larta, mjetet që janë 3 deri në 10 masa konsiderohen normale dhe këtyre u jepet mundësia drejtuesve të mjeteve të bëjnë likuidimin aty në vend të masave administrative të pashlyera, ndërsa për kategorinë që thashë më sipër ndalim administrative bllokim të mjetit, pra për drejtuesit e mjeteve që kanë masa në vlera të mëdha të palikuiduara.

 

Ka edhe nga ata drejtues mjetesh që kanë thyer rekorde në marrjen e gjobave. Në databasën e Rrugores ekzistojnë qytetarë edhe me 100 gjoba.

 

Flitet për një drejtues mjeti i cili në mjetin e tij është konstatuar me masa administrative me mbi 70-80, apo edhe deri në 100 masa debitore të palikujduara të cilave u ka kaluar afati i maturimit.

 

Baka tregon edhe mënyrat ose hilet që drejtuesit e mjeteve përdorin për të shmangur gjobat, pikërisht duke ndryshuar targat.

 

Nisur nga fakti që në database tonë rezultojnë shumë mjete debitore me masa administrative të pashlyera, duke përdorur edhe një metodë të cilët policia rrugore e ka hasur edhe vite më përpara. Pra drejtuesit e mjeteve, të cilët i kanë mjetet me masa administrative të palikujduara, mundohen t’i shmangin këto duke u ndryshuar targën mjetit, por që në data base ato shërsi figurojnë. Më shumë jemi fokusuar te mjetet që kanë ndryshuar shpesh herë për arsyet sepse në target e mëparshme kanë masa administrative të mbartura.

 

Por nga ana tjetër ka shumë qytetarë, që ankohen për disa gjoba që janë vendosur kryesisht nga radarët inteligjentë, gjoba të cilat nuk u mbërrijnë në banesë dhe në këto kushte nuk kanë mundësi për t’i paguar brenda afatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *