E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksion edhe në plazhin e Durrësit, IKMT liron hapësira të zaptuara

IKMT e mbështetur nga policia e shtetit ka vijuar punën edhe në Durrës për prishjen e ndërtimeve pa leje që sjellin zënien e hapësirave publike.

Në lagjen nr. 13, Durrës, është shembur objekti i shtetasit I. K., i cili, para lokalit të tij, kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.

Po ashtu, policia dhe IKMT njoftojnë se vijon prishja e pedanave të vendosura pa leje në objektin e shtetasit D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

Më shumë video

Reklamë