E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidentoi për vdekje turisten italiane, pranga 52-vjeçarit

Pas aksidentit të së premtes në Sarandë ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër policia ka arrestuar shoferin që dyshohet shkaktar i incidentit.

 

Në prangat e policisë së Sarandës ka rënë, Fatmir Rumani, 52 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 609 UD, është përplasur me motomjetin tip “Piaggio” me targa AL 429 me drejtues shtetasin italian G.S, 63 vjeç.

 

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane M.S, 64 vjeçe, dhe është në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë