Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Marjol Alikon, i cili akuzohet se aksidentoi me vdekje një 74vjeçare.

 

Duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës, i riu tha se nuk e kishte parë teksa ajo kalonte rrugën  për shkak se i kishte rënë dielli në sy.

 

Ai pretendoi se nuk kishte konsumuar drogë ditën e ngjarjes, por disa ditë më përpara.

 

Avokati Edvis Gorishti kërkoi një masë më të lehtë  nga gjykata.

 

Sipas avokatit, gjykata duhet të ketë parasysh faktin se autori ka shprehur pendesë për ngjarjen, është i padënuar dhe do jetë bashkëpunues, kërkesë që nuk u pranua.

 

Ndërkohë sipas prokurorisë ai kishte rezultuar se kishte konsumuar lënde narkotike dhe ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi kaloi semaforin me të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *