Kronikë
Aksidentohet minatori në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Minatore, duke vizituar shoket e tyre greviste, ne diten e peste se greves se urise, ne nje prej galerive te minieres se Bulqizes 1400 metra nen toke. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne miniere.
Një minator 55-vjeçar u aksidentua paraditen e kësaj të hëne në minierën e Bulqizës.
Bëhet fjalë për A.Gjeta, i cili ka qenë duke punuar, teksa u godit nga gurë në thellësi të nëntokës.
Ai u nxor jashtë nga kolegët e tij, të cilët e kanë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.
Pas marrjes së ndihmës së parë, 55-vjeçari u nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Pak ditë më parë, një minator humbi jetën, teksa ishte duke punuar në një nga galeritë e kromit në zonën “D”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




