E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti tragjik tek “Don Bosko”, publikohen pamjet

Policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit, që i mori jetën dy net me pare 48-vjeçarit Aurel Gorçe, baba i dy fëmijëve, në rrugën “Don Bosko” ne Tirane. Këto pamje te kamerave te sigurisë jane sekuestruar nga policia dhe po analizohen, për te zbuluar detaje qe do te bënin te mundur identifikimin e automjetit tip “Benz” me ngjyre gri. Makina, sipas policisë, ka qene me shpejtësi shume te madhe dhe ka qene e pamundur fiksimi i targës se saj. Ky automjet goditi Aurel Gorcen, sapo ai kishte dale nga lokali e po kalonte rrugën. Shoferi nuk ka ndaluar, por është larguar ne drejtim te Spitalit Ushtarak. Ndërkohë agjentet po mbledhin pamje edhe nga kamerat e sigurisë se bizneseve para dhe pas vendit te aksidentit, për te gjetur te dhëna te tjera mbi makinën dhe shoferin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë